Transmetuar më 15-04-2019, 00:40

Xhesika Frroku është nxënëse e shkollës së mesme në bashkinë e Vaut të Dejës.

Rreth një vit më parë, papritmas ajo e gjeti veten të paralizuar dhe në një karrocë me rrota.

"Në fillim ishte e vështirë, isha në këmbë dhe për dy ditë jam paralizuar. 3 muaj qëndrova pauzëe pa shkollë, më pas e fillova sërish shkollën me mbështetjen e familjes, shoqërisë, profesorëve, i falenderoj nga zemra ".

Por, kjo nuk e pengoi Xhesikën  të vazhdonte shkollën, me ëndrrën për të vazhduar studimet universitare për psikologji, që një ditë të mbështesë njerëz me aftësi të kufizuara, të cilët ndeshen me sfida të ngjashme si ajo vetë.

"Jam në vit të fundit të shkollës së mesme, do vazhdoj vitin tjetër për psikologe. Do të luftoj për një të ardhme, për t’ia dalë mbanë sepse e kam një motiv për të ecur përpara".

Ajo e ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që si ajo përballen me aftësi të kufizuara.

"Të gjithë që e kanë këtë fatkeqësi, u them të kenë kurajo, vetëbesim sepse gjithçka arrihet dhe realizohet. Nëse qëndrojmë gjithë jetën në këtë karrige me rrota, duhet të jemi shumë optimistë dhe me vetëvbesim  të madh për t’ia dalë sepse gjithçka arrihet. Është një ëndërr për me ecë dhe shpresë me jetu". 

Xhesika pohon se aspirata e saj është që një ditë të mbështesë njerëz me aftësi të kufizuara, të cilët ndeshen me sfida të ngjashme si ajo vetë.