Transmetuar më 14-04-2019, 22:18

Dhunë fizike brenda familjes në Fushë Arrëz.

Ngjarja ka ndodhur në Fierzë të Fushë Arrëzit, ku një 43-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij të moshuar.

43-vjeçari i identifikuar si Vladimir Kola është arrestuar nga policia pas aktit të turpshëm.

Motivet ngelen ende të paqarta, ndërsa nëna ka plagë të shumta në trup.

Grupi hetimor kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit./a.k/noa.al/