Ish-lojtari i Tiranës i jep fitoren Barcelonës, gol i çmuar ndaj Levantes
Transmetuar më 14-04-2019, 21:41

Kalimi i Merveil, ish-lojtarit të Tiranës, te Barcelona B, u pa me shumë dyshime dhe skepticizëm.

Por duket se 20-vjeçari nga Kongo, vazhdon të shkëlqejë me fanellën e katalanasve.

Merveil ishte autori i golit të fitores 3-2 që Barcelona B, mori në shtëpi ndaj Levantes B.

Ishte një krosim nga krahu i majtë, të cilin afrikani e ka shfrytëzuar në maksimum duke tundur rrjetën kundërshtare.

Ky ishte goli i dytë i Merveil me Barcelonën B.

Më poshtë keni golin e ish-futbollistit të Tiranës: