Transmetuar më 14-04-2019, 21:21

Një incident i rëndë i ka ndodhur një peshëngritëseje franceze në Kampionatin Evropian në Gjeorgji.

Gaelle Nayo Ketchanke ka thyer dorën gjatë garës teksa po ngrinte 110 kilogramë.

Ajo ka rënë përtokë për shkak të dhimbjes që i ka shkaktuar thyerja.

Menjëherë i ka shkuar pranë stafi për ti dhënë ndihmën e shpejtë.

Momentin plot ankth mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./a.k/noa.al/