U kap me 9.5 kg kokainë, dënohet me 12 vite burg shqiptari në Britaninë e Madhe
Transmetuar më 14-04-2019, 21:03

Dënohet me 12 vite burg një shqiptar në Britaninë e Madhe nga drejtësia vendase.

Drejtësia britanike dha vendimin me 12 vite burg për Suad Sufaj.

Ai u arrestua në shtatorin e vitit të kaluar me 9.5 kg kokainë të pastër.

Mediat vendase shkruajnë se pasi të kryejë dënimin, emigranti shqiptar do të dëbohet nga toka angleze.

Nga përllogaritjet paraprake, mediat shkruajnë se nëse droga do të shitej në treg do kapte shumën prej 1 milionë sterlina./a.k/noa.al/