Loading...
Përplasja e 2 automjeteve shkakton 6 të plagosur në Kosovë
Transmetuar më 14-04-2019, 20:08

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Sallagrazhdë-Grejkoc, në Suharekë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 6 persona, dy shoferët dhe katër pasagjerët që ndodheshin në makinë.

Mësohet se përplasja nuk ka qenë e fortë dhe të plagosurit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...