Transmetuar më 14-04-2019, 19:54

Bie në pranga një shtetas grek në Kakavijë i cili tentoi të trafikonte për në vendin e tij një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Mësohet se në pranga ka rënë E.F., 49 vjeç, banues në Janinë.

Ai u arrestua nga Policia Kufitare pas një kontrolli të imtësishëm në automjetin që drejtonte.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavijë, në pjesën e brendshme të mjetit gjetën një arkë metalike e mbështjellë me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit grek E.F., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”./a.k/noa.al/