Transmetuar më 14-04-2019, 18:36

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha sot pasdite se kryeministri Edi Rama dhe familja e tij politike kanë dështuar, ndërsa shumë shpejt sipas saj, z.Rama do të japë llogari para drejtësisë.

Zonja Kryemadhi, përmes një video që gjeni më poshtë, falenderon të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën e opozitës, mbajtur ditën e djeshme.

Kryetarja e LSI paralajmëron se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe thekson Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve të cilët ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Falenderoj të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë. Kjo është protestë e shqiptarëve! E grave, e vajzave, e të rinjve, dhe gjithë atyre që duan të ardhmen në Shqipëri. Shqiptarët treguan që Edi Rama ka dështuar me familjen e tij politike, me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve.

Ky njeri i dështuar që për karrigen e tij helmon, dhunon dhe arreston qytetarë të pafajshëm, gazetarë, të rinj, të reja, burra e gra, shumë shpejt do të japë llogari para drejtesisë. Asnjë hap pas! Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve të cilët ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre", – shkruan Kryemadhi krahas videos./a.k/noa.al/