Transmetuar më 14-04-2019, 16:51

Përplasjet në distancë mes palëve politike vijojnë edhe një ditë pas protestës.

Duke e shoqëruar me videon e prononcimit të Sekretarit të PD-së, kryedemokrati Basha ka reaguar sërish në Facebook.

Ai shkruan se të gjithë bashkë do të jenë me qytetarët deri në rrëzimin e asaj që e quan qeveri-bandë.

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që bashkë me krimin dhe oligarkët ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë”, shkruan Basha.

Sipas tij, “fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm”. /k.k/noa.al/