Transmetuar më 14-04-2019, 15:54

Kryeministri Rama ka reaguar një ditë pas protestës së opozitës. Në Tuiter, kreu i qeverisë mbështet punën e Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit dha dje një tjetër shembull kuptimplotë dinjiteti në krye të detyrës”, shkruan Rama.

Ndërkohë, për ata që ai i quan dhunues, dhanë edhe njëherë një tjetër arsye për t’u braktisur nga qytetarët e denjë.

“Ndërsa dhunuesit e saj një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar i denjë i kësaj republike”, shkruan Edi Rama.

Ashtu si ministri Lleshaj, as Kryeministri Rama nuk e përmendi lëndimin e një gazetareje dhe të një fotoreporteri. /k.k/noa.al/