Transmetuar më 14-04-2019, 14:13

Protesta e djeshme prodhoi më shumë skena të rënda sesa ato të kaluarat.

Gazi lotsjellës që nuk ishte përdorur në të paktën 3 protestat e fundit, u “kompensua" mbrëmë.

Nga qeveria është pretenduar se ka pasur akte dhune në këtë reagim të radhës, ndërsa së fundmi ministrja e Drejtësisë ka deklarauar se çdo nxitës dhune do të dënohet sipas ligjit.

“Dhuna është e papranueshme. Të gjithë ata që kanë nxitur dhunën do të marrin dënimin sipas ligjit.

Shqiptarët panë dhe kuptuan që protesta e djeshme nuk janë protesta për interes të qytetarëve, por për organizatorët”, tha ministrja.

Madje Gjonaj shkon edhe më tej duke folur për tentativë të bllokimit të reformës në drejtësi.

“Zbatimin e reformës në drejtësi e penguan me lloj e soj mënyrash për të ruajtur ndikimin politik.

Në këto akte dhune, dëmtohet Shqipëria duke penguar që të ecim përpara në rrugën e integrimit europian”, shtoi ministrja. /k.k/noa.al/