Transmetuar më 14-04-2019, 13:52

Policia e Tiranës ka njoftuar se deri më tani 37 persona janë arrestuar dhe 24 të tjerë janë proceduar penalisht, mes tyre edhe Sekreterari i PD-së, Gazmend Bardhi.

Ata akuzohen për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.

Policia raporton se veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Në njoftimin e Policisë së Tiranës thuhe se në protestën e djeshme kanë mbetur të lënduar “nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.

Por në asnjë rresht nuk shkruhet për lëndimin e një gazetareje, si pasojë e gazit lotsjellës, dhe gjakosjen në kokë të një fotoreporteri. /k.k/noa.al/