Loading...
Fier, gjendet një trup i pa jetë pranë spitalit
Transmetuar më 14-04-2019, 11:26

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët në rrugë.

Sipas të dhënave të para, trupi i pajetë i seksit mashkull, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur pranë morgut të spitalit.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dysohet se viktima mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 70 vjeçarit./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...