Loading...
Protesta e opozitës, shkon në 45 numri i të shoqëruarve në polici
Transmetuar më 14-04-2019, 10:09

Janë shtuar protestuesit e opozitës që kanë parë dyert e policisë pas protestës së djeshme.

Rreth orës 23:00 numri i të shoqëruarve shkonte në 20, ndërsa mësohet se deri në këto momenete numri ka shkuar në 45 persona.

Ish-deputetë të PD mbrëmjen e djeshme pas protestës kërkuan një takim me përfaqësues të policisë, por i është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori.

Shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të policisë

Protesta e djeshme e opozitës, e nënta që nga shkurti pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa pati edhe të plagosur nga të dyja palët. Po kështu u dhunuan edhe gazetarë.

Po gjatë protestës së djeshme te Parlamenti protestuesit i vunë zjarrin e dhe një makine të parkuar, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...