Transmetuar më 14-04-2019, 09:15

Një makinë e tipit Benz është djegur në orët e para të mënegjsit të sotëm në Pogradec.

Ngjara është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate të kësaj të diele, në fshatin Starovë të Pogradecit.

Mësohet se automjeti i shkrumbuar është pronë e shtetases V.S., ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë për shkak të një defekti apo i qëllimshëm.

Si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe tre automjete të tjera, të cilat ishin parkuar brenda një karburanti.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit./b.l/noa.al/