Transmetuar më 14-04-2019, 09:03

Katër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke pasi ju është zbuluar parcela me 1000 rrënjë ujore kanabis në qendër të Athinës.

Policët grekë janë shokuar kur kanë hyrë në serat me kanabis, në zonën Burnazi, madje mes ndërtesave dhe zonës argëtuese plot me klube e bare.

Sipas policisë, shqiptarët dy 35-vjeçar, një 37 dhe një tjetër 39 vjeç kishin krijuar një laborator të plotë, me pajisje moderne dhe çdo aparaturë prodhimi dhe përpunimi ndërsa ishin gati të nxirrnin në treg prodhimin e fundit, me një fitim rreth 1/2 milion euro.

Gjithsej, policia greke sekuestroi 915 fidanë ujorë kanabis 10cm-70 cm; 2 kg e 580 gr kanabis bimore; Laborator me të gjitha pajisjet për mbjelljen, prodhimin, përpunimin e drogës dhe 4 celularë.