Transmetuar më 14-04-2019, 08:00

Një makinë e një efektivi të policisë është djegur gjatë orëvë të para të mëngjesit të kësaj të diele.

Automjeti tip ‘Benz’ me targë GR1700B është në pronësi të shtetasit me iniciale Y.B. punonjës pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.

Sipas informacioneve të para automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit në lagjen ‘Sporti’, kur është përfsirë nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, nëse ka qenë e qëllimshme apo si pasojë e ndonjë defekti.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe ato të kriminalistikës të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngarjes./b.l/noa.al/