Transmetuar më 13-04-2019, 22:56

Kërkimet policore çuan në zbulimin ditën e djeshme të sërfistit shqiptar që u mbyt aksidentalisht në ujërat e liqenit Maggiore, në Meina të Italisë.

Mediat italiane kanë identifikuar shqiptarin dhe bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Festim Brankollari.

Trupi i të ndjerit, i cili u mbyt teksa po punonte, u nxor disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë i gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen  anijet.

Brankollari, ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale por kjo rezultoi në fatalitet për të. /a.k/noa.al/