Transmetuar më 13-04-2019, 23:01

Brohoritje, krisma kapsollash, bojë në drejtim të kryeministrisë, derdhje e bidonave të qumështit në rrugë.

Kjo ishte atmosfera e protestës së opozitës së bashkuar.

Thirrjet u forcuan gjithnjë e më shumë dhe bashkë me to edhe numri i protestuesve si rrallë herë në këto 9 protesta masive.

Ndërkaq pamjet e çadrave me shkrimin “Ik” duket se ishin e veçanta e protestës. Thuhet se organizatorët kishin shpërndarë 1000 çadra.

Kur protestuesit afroheshin në perimetrin e sigurisë së Kryeministrisë dhe të Parlamentit, vërshonte gazi lotsjellës.

Pas gazit lotsjellës, policia ka përdorur edhe ujë me presion për të mbajtur larg nga selia e Parlamentit protestuesit e opozitës.