Zëvendëskryeministri Erion Braçe komentoi sonte protestën e opozitës duke i quajtur liderët e saj fundërrina.
Duke iu drejtuar qytetarëve me një mesazh publik ai u shpreh:
"Mos i falni keta funderina qe nuk jane si ju, nuk kane hall te nxjerrin fundin e muajit, te paguajne rrogat e punetoreve cdo fund muaji. Jane tamam politiqentë qe as e vrasin mendjen per ekonomine tuaj, por po bejne cmos te kene ekonomine e tyre!" tha Zëvendëskryeministri Erjon Braçe.
Sipas tij opozita ka marrë grushte nga SHBA dhe Gjermania dhe po bëhet më e dhunshme.
"Duan para më shumë ndaj duan pushtet sa më parë! Pa zgjedhje sepse e dine qe ju si votoni me kurre. Me dhune! Me dhune mbi cdo polic te shtetit te angazhuar per sigurine publike, me dhune mbi secilin prej jush, ekonomine tuaj e te ardhurat tuaja!".
Sipas Braçes kur ndodh kjo, ligji duhet te mbroj interesin publik sepse ligji është mbi te gjithë".