Transmetuar më 13-04-2019, 22:13

Mes tensionit dhe protestës që vazhdoi gjatë pranë Parlamentit, pak pas orës 22.00 kur protestuesit u zhvendosln tek selia e PD, mësohet se policia ka ndaluar 13 persona deri tani.

Në anën tjetër, ka edhe disa persona të lënduar.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me anë të Twitterit njoftoi se 5 efektivë policie ndodhen në Spitalin e Traumës.

Ndërsa PD thotë se janë 15 qytetarët e plagosur në këtë protestë.