Transmetuar më 13-04-2019, 20:44

Protestuesit e opozitës vijojnë të qendrojnë të mbledhur sërish përpara Parlamentit, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës.

Bashkë me ta është edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili thotë se do vazhdojnë të rezistojnë.

“Do vijojmë të qëndrojmë, qëllimi ynë është rrëzimi i Edi Ramës. Protesta vijon si të vendosin qytetarët. Të jemi dhe do ta shohim. Qëllimi i kësaj proteste të arrijë objektivin mbarëkombëtar, largimin e qeverisë Rama dhe zgjedhjet e parakohshme. Rrugë tjetër veç largimit të Ramës nuk ka”,- thotë ai për Neës 24.

Leja për protestën e sotme nga opozita është marrë deri në orën 12:00 në mesnatë.

Me valën e protestave pas vendimit për djegien e mandateve të deputetëve, opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. /a.k/noa.al/