Transmetuar më 13-04-2019, 20:23

Protesta e opozitës fillimisht përballë kryeministrisë dhe më pas nga parlamenti, ka sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në reagimin e tij në Twitter, ku e dhe ka publikuar fotografi të dy policëve të lënduar, Lleshaj shkruan se edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar.

"Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi", shkruan Lleshaj.

Në protestën përballë Parlamentit këtë mbrëmje, është përdorur sërish gaz lotsjellës çka solli shpërndarjen e përkohshme të protestuesve në rrugët përreth parlamentit.

Leja për protestën e sotme nga opozita është marrë deri në orën 12:00 në mesnatë.

Me valën e protestave pas vendimit për djegien e mandateve të deputetëve, opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. /a.k/noa.al/