Transmetuar më 13-04-2019, 19:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga protesta e pasdites së sotme se forca politike që ai drejton nuk do të bëjë kompromis me kryeministrin Edi Rama.

Basha u shpreh se nuk ka kompromis sipas tij me qeverinë e krimit dhe votave të vjedhura.

“Le ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota mbarë, se ne nuk do të bëjmë kompromis me qeverinë e krimit dhe votave të vjedhura.

Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimin themelor të demokracisë, që është vota e lirë, pasi e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka marrëveshje, ndaj që sot e tutje ne e shpallim atë anti-shtetin, anti-ligjin dhe anti-drejtësinë. Që sot e tutje, ligji, shteti dhe drejtësia, janë sovrani i mbledhur në këtë shesh”, tha Basha./a.k/noa.al/