Transmetuar më 13-04-2019, 19:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga protesta e opozitës para kryeministrisë se "lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë, si kurrë më parë, sonte".

Basha u shpreh se "jemi sot më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të fortë dhe më të vendosur se kurrë më parë, kundër krimit dhe korrupsionit".

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje të forta me krimin.

“Ky njeri do të hyjë në historinë e vendit, si kryeministri që u vuri fadromën shtëpive të shqiptarëve.

Do të mbahet mend si kryeministri i kapur nga krimi i organizuar, që qeveris në favor të kriminelëve dhe kundër popullit të tij. Por ky popull sot nuk ka më frikë dhe jemi të gjithë të vendosur për t’i thënë “Rama Ik”"./a.k/noa.al/