Transmetuar më 13-04-2019, 18:10

Opozita i rikthehet sërish protestave për largimin e e kryeministri Edi Rama.

Ndryshe nga herët e tjera qytetarët janë mbledhur para kryemistrisë.

Mbështetësit opozitarë janë nisur nga rrethet për të qenë para Kryeministrisë.

Nuk dihet se cila do të jetë ecuria e saj, ndersa ajo ka nisur nën thirrjet: Rama ik.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë treguar hermetike lidhur me organizimin e saj, ndërkohë që kanë paralajmëruar se do të jetë më e madhja e të gjithave, që nga vendimi për djegien e mandateve të deputetëve.

Për mbarëvajtjen e protestës policia ka marrë një sërë masash, duke vendosur kangjella përreth godinës së Kryeministrisë.

Mbi 1500 efektivë ndodhen pranë ndërtesës së qeverisë, të pajisur edhe me maska antigaz.

Me valën e protestave pas vendimit për djegien e mandateve të deputetëve, opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. /a.k/noa.al/