Transmetuar më 13-04-2019, 15:46

Një aksident ka ndodhur në Lezhë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme ku një automjet tip Hyundai është përplasur nga një tren pasagjerësh i linjës Shkodër-Tiranë, në fshatin Pllanë.

Treni është përplasur me një makinë, ku udhëtonin tre persona të një familje.

Si pasojë e këtij aksidenti fatmirësisht nuk ka pasur pasur viktima, ndërsa mësohet se drejtuesi dhe anëtarë të familjes së tij, kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të kalojë mbi shinat e trentit, e nuk e ka vënë re trenin që po vinte.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia e cila po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/