Transmetuar më 13-04-2019, 13:32

Sa herë që blejmë një produkt ushqimor, tregohemi të kujdesshëm që të jetë brenda limitit të lejuar të skadencës.

Por ka disa ushqime që nuk skadojnë asnjëherë, ose thuajse asnjëherë.

Mes tyre janë çokollata e zezë, mjalti, sheqeri, kripa, orizi, të cilët mund të konsumohen edhe pas shumë vitesh, pa pasur frikë.

Edhe uthulla për shkak të acidit që ka, ruan vetitë pa e dëmtuar shëndetin e atij që e konsumon.

Niseshteja mund të rezistojë gjithashtu shumë gjatë, nëse e ruani në vend të thatë.

Kështu herë tjetër kur përballeni me dilemën se këto ushqime janë prishur, mos i flakni. /a.y/noa.al