Loading...
Drogë brenda gomës së makinës, si u tentua të trafikohej në Greqi
Transmetuar më 13-04-2019, 12:13
Goma me lenden narkotike

Policia Kufitare e Kakavijës godet një tjetër tentativë të trafikut të lëndës narkotike drejt Greqisë.

Mëngjesin e sotëm, në dalje të Shqipërisë është paraqitur L.K., 39 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin e tij.

Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijën e dytë.

Nga kontrolli në gomën rezervë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pako me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë totale 3.5 kilogramë.

Hetimet ndaj të dyshuarit janë në vijim, ndërkohë që u bë arrestimi i tij për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...