Transmetuar më 13-04-2019, 11:51

Një mjek është dhunuar për shkak të detyrës, nga i afërmi i një pacienti.
Shërbimet e komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Kështu kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të 65-vjeçarit P.P.
Ai akuzohet se rreth orës 09:35 të mëngjesit të sotëm, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. /a.y/noa.al
Loading...
Loading...