Transmetuar më 13-04-2019, 09:24

Një shqiptar është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të premteje, pas dy orë kërkimesh.

Viktima është 38-vjeçari Festim Brankollari, me banim në Arona të Italisë, i cili u gjet i vdekur në orët e vona të mbrëmjes së lënë pas, në ujërat e liqenit të Verbano.

Alarmi u dha rreth orës 18.00 të pasdites së lënë pas, nga disa turistë të cilët panë nga dritaret e një hoteli, një person që po notonte në liqen dhe befas u zhduk.

U desh ndërhyrja e zhytësve të ardhur nga Milano, për të nxjerrë trupin e shqiptarit.

Mësohet se Brankollari prej dhjetë vitesh punonte në një strukturë turistike, ndërsa u fut në liqen për të nxjerrë një varkë me pedale, të cilën e kishte marrë rrjedha e ujit.

Viktima ishte i martuar dhe kishte një vajzë. /a.y/noa.al