Jeni zënë kaps? Tre zgjidhjet për ju
Transmetuar më 13-04-2019, 08:12

Kapsllëku është një shqetësim shumë i përhapur, sidomos për shkak të regjimit ushqimor.

Një siklet që nuk të lë rehat, pa u çliruar. Për ti dhënë zgjidhje këtij problemi sjellim tre këshilla për ju.

Pirja e kafesë apo produkteve që përmbajnë kafeinë, stimulojnë muskujt e aparatit tretës, duke rregulluar ekuilibrin e baktereve në zorrë.

Edhe soda e bukës me ujë të ngrohtë ndihmon shumë. Një lugë çaji me sodë buke, hidheni në një filxhan me ujë të ngrohtë. Do të shihni se pas pak çastesh pasi ta keni pirë, do të çliroheni.

Bulmeti nuk rekomandohet nëse vuani nga kapsllëku. Ndaj shmangni kosin, djathin, qumështin dhe nënproduktet e tjera, për shkak se bulmeti ngadalëson lëvizjen e zorrëve. /a.y/noa.al