Dështon misioni në Hënë i anijes hapësinore izraelite
Transmetuar më 13-04-2019, 00:11

Anija e parë hapësinore me financim privat është shkatëruar pasi u përplas në sipërfaqen e Hënën.

Arsye për rrëzimin e saj ishte një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur Beresheet u përpoq të ulët butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.

Qëllimi i misionit ishte të merrte fotografi dhe të kryente eksperimente, informon BBC.

Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë.

"Ne nuk ia dolëm, por patjetër u përpoqëm", tha iniciatori i projektit, Morris Kahn.

Beresheet, ishte një projekt i përbashkët midis “SpaceIL”, një organizatë jofitimprurëse izraelite e financuar privatisht dhe Industrive hapësinore të Izraelit.