Transmetuar më 12-04-2019, 20:23

Një sasi prej 550 gram kokainë është sekuestruar në Elbasan, ndërsa gjashtë persona të dyshuar kanë përfunduar në pranga.

Mësohet nga burime zyrtare policore se të ndaluarit tregtonin drogëra të forta, kyesisht kokainë.

Të prangosurit janë K. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, S. P., 23 vjeç, L. D., 35 vjeç, L. Gj., 25 vjeç, K. T., 31 vjeç, të gjithë banues në Elbasan.

Për këtë operacion, po ndiqen në gjendje të lirë edhe dy persona, A. Q., dhe K. Gj..

Këta të fundit ishin organizatorë të grupit, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë. /k.k/noa.al/