Transmetuar më 12-04-2019, 20:04

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ashtu si herët e kaluara, ka informuar qytetarët e saj për protestën e opozitës.

“Një demonstrim pritet të zhvillohet pranë zyrës së Kryeministrit më 13 prill 2019, duke filluar nga ora 18:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë ambasada apelon qytetarët që të shmangin zonat ku do të përqëndrohet protesta.

“Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.

Personeli i Ambasadës së SHBA apelohet për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme”, vijon njoftimi. /k.k/noa.al/