Transmetuar më 12-04-2019, 15:45

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 dhe kanë qenë peshkatarë të rastit, ata të cilët kanë gjetur kufomën e cila kishte dalë në breg nga dallgët dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Burime policore bëjnë me dije viktima është identifikuar si shtetasi I.I., 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/