Përse ditën e hënë shtojmë më shumë peshë
Transmetuar më 12-04-2019, 00:54

Gjatë ditëve të punës, fizikisht jemi më aktivë se gjatë fundjavës – të shtunën dhe të dielën kur jemi më të qetë, ndaj më ngadalë i djegim kaloritë e marra Prandaj peshorja tregon numër më të madh kilogramësh – të hënën.

Tingëllon e pazakontë, mirëpo një hulumtim amerikan ka konstatuar që është e saktë – të hënën kemi peshë më të madhe trupore.

Gjatë një viti, pjesëmarrësit në hulumtim, 80 meshkuj dhe femra, janë peshuar çdo mëngjes dhe shkencëtarët kanë ndjekur trendin e ngritjes dhe rënies së peshës gjatë një jave.

Në fund, kanë arritur në përfundimin që pjesëmarrësit në hulumtim të hënën kanë pasur peshën më të lartë, ndërsa 74 për qind e tyre, të premten kanë pasur peshë më të ulët.

Shkaku fshihet në atë që në ditët e punës fizikisht jemi më aktivë se gjatë uikendit – qoftë nëse merremi me aktivitet fizik apo jo, të shtunën dhe të dielën jemi më të qetë, prandaj më ngadalë i shpenzojmë kaloritë e marra.

Kur kësaj i shtohet fakti që gjatë ditëve të punës, kryesisht, më shumë i kushtojmë kujdes çfarë hamë sesa gjatë uikendit, numri më i lartë në peshoren e matjes është tërësisht i papritur. Prandaj, mos u pikëlloni kur të hënën peshoheni në peshore, por filloni të peshohuni ndonjë ditë tjetër.

Loading...
Loading...