Dënim i ashpër për Diego Kostën, mungon edhe në sezonin tjetër
Transmetuar më 11-04-2019, 21:02

Nuk ka asnjë tolerim nda Diego Kostës, sulmuesit të Atletikos së Madridit që është dënuar me 8 ndeshje pezullim.

Ao ofendoi rëndë gjyqtarin e ndeshjes në takimin me Barcelonën, ku doli edhe me karton të kuq.

Sipas asaj që zbuluan mediat spanjolle, Costa përdori një gjuhë me të vërtetë të turpshme ndaj Manzano, i cili e ndëshkoi me karton të kuq.

E për këtë fakt, Komisioni i Disiplinës ka bërë hapa konkretë rreth kësaj çështjeje, ndërsa Kosta detyrohet të mbyllë para kohe sezonin.

Por jo vetëm kaq, ai do të mungojë edhe në ndeshjen e parë të Atleticos në sezonin e ardhshëm, pasi aktualisht La Liga është 7 javë larg mbylljes. /k.k/noa.al/