Transmetuar më 11-04-2019, 17:37

Ndonëse nisi me diell, muaji Prill nuk i ka shpëtuar luhatjeve të përhershme të asaj që njihet si periudha e ‘Plakave të Prillit’.

Pasditen e sotme kryeqyteti u përfshi nga reshje shiu dhe breshëri të cilat pritet të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Për rreth 10 minuta në kryeqytet ka rënë breshër i madh. Sikurse mund të shihet dhe nga fotot, reshjet ishin mjaft të dendura.

Përveç reshjeve, gjatë këtyre ditëve është vënë re edhe një luhatje temperaturash të cilat kanë rënë me disa gradë nga ato të ditëve të mëparshme.

moti on Vidnews.