Transmetuar më 10-04-2019, 10:58

Pesë pjesëtarë të një familje kanë përfunduar në spital, pasi kanë konsumuar peshk.

Ngjarja vjen nga fshati Turan i Tepelenës, ku pas konsumit të peshkut mbrëmjen e djeshme, kanë përfunduar në spital Metulla Dervishi, Dervish Dervishi, Xhevahir Kuçi, Gentjana Dervishi dhe Qerim Dervishi.

Të helmuarit u dërguan në spitalin e Gjirokastrës, ku më e moshuara ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për 77-vjeçaren Metulla Dervishi, e cila ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë, teksa mësohet se është e paralizuar.

Peshku ishte blerë tek një shitës me furgon i cili vinte në fshat çdo fundjavë.

Por pas konsumit të tij, pjesëtarët e familjes janë ndjerë keq, duke bërë që të përfundojnë të gjithë në spital. /a.y/noa.al