Transmetuar më 08-04-2019, 21:30
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e e dy personave ka ndodhur fundjavën që sapo lamë pas në Greqi.
Mësohet se një 27-vjeçar ka vrarë me armë armë tip “shotgun” djalin e tij 4-vjeçar dhe më pas ka ekzekutuar edhe veten.
Ngjarja sipas mediave greke është regjistruar në Halandri.
Në momentin kur nëna e fëmijës, një vajzë 21-vjeçare është afruar tek banesa, ajo është përballur e tmerruar me trupin e pajetë të të birit, lodrat e të cilit ishin shpërndarë jashtë në oborrin e banesës.
Autoritetet po hetojnë për shkaqet e këtij krimi të tmerrshëm.
Paraprakisht thuhet se babai kishte një të shkuar problematike, pasi ishte rritur jetim./a.k/noa.al/