Transmetuar më 08-04-2019, 17:43

Një student, duke e uruar ministren e Arsimit për martesën, i kërkoi “live” llokume.

Në prani edhe të Kryeministrit Rama, që nuk mund të rrinte pa reaguar, student tha se nuk kanë marrë llokume por mbeten në pritje.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura në sallë gjatë një takimi për prezantimin e Programit Kombëtar për Praktikat e Punës.

Pjesë nga biseda mes të tyre:

Studenti: Zonja ministre të trashëgoheni, llokume nuk morëm. Mbetemi në pritje.

Rama: Dakord ti do llokume është e qartë. Nga ishe ti? E qartë. Përveç llokumeve, ndonjë kafe pa sheqer ka këtu?

Shahini: Kur të flisni na thoni edhe ku keni studiuar

Rama: Që të dimë ku të çojmë llokumet

Shahini: Faleminderit për urimet!