Transmetuar më 07-04-2019, 19:52

Qeveria holandeze ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët që kanë ndërmend të emigrojnë në vendet e Evropës në mënyrë ilegale.

Përmes një fushate kundër emigracionit, ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë, Mar Harbers ka dalë vetë në terren dhe i është drejtuar me një mesazh të gjithë emigrantëve, e në veçanti shqiptarëve që të mos “ta provojnë”, pasi do të kapen, do të humbin paratë e do të kthehen me avionin e parë drejt vendit të tyre.

Mesazhi është publikuar nga ambasada e Holandës në Tiranë dhe është një ndër rastet e rralla ku thirrjet kundër emigrimit ilegal bëhen në mënyrë të hapur dhe të “dedikuar” për shqiptarët.

"Mos investoni paratë tuaja në trafikantët e qënieve njerëzore. Sepse nuk ka kuptim, është më mirë të qendroni aty ku jeni. Këtu do t’ju kapin dhe ne do t’ju përcjellim mbrapsht me avionin e radhës, sa hap e mbyll sytë", thuhet në mesazhin e dhënë të videos.

Më poshtë keni videon, e përkthyer dhe titruar në shqip./a.k/noa.al/