Transmetuar më 07-04-2019, 17:51

Aktorja dhe ish-kryetarja e komunës Kisela Voda të Shkupit, Biljana Belicanec – Aleksiq është gjetur mbrëmë vonë e vdekur në banesën e saj në Shkup.

Ministria e Brendshme ka dalur me një raport lidhur me vdekjen e aktores dhe ish-kryetares së Kisela Voda në Shkup, Biljana Beliçanec.

Sipas raportit, viktima është gjetur nga bashkëshorti i saj.

“Më 6.04.2019, rreth orës 22.30, S.M (bashkëshorti) ka lajmëruar në stacionin policor Qendër në Shkup se ka gjetur bashkëshorten e vdekur në banesën e tyre”, thekson raporti.

Më tej nënvizohet se bashkëshorti e ka gjetur bashkëshorten e tij të varur me litar.

Nga ana e ekipit të ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja e saj dhe se me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për ekspertizë mjekoligjore.