Parashikimi i motit, e diel 7 prill 2019
Transmetuar më 06-04-2019, 23:38

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura në Veri dhe Verilindje të vendit duke gjeneruar reshje të pakta e afatshkurtra shiu.

Pasditja dhe mbrëmja sjellë shtim të vranësirave dhe në zonat qëndrore dhe jugore duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes POR rënie sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C në 22°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./b.l/noa.al/