Transmetuar më 06-04-2019, 14:27

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00, në aksin rrugor Prishtinë- Podujevë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ku janë përfshirë një kamion dhe një furgon, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ata kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/