Transmetuar më 06-04-2019, 13:45

Roza është një qen që prej 4 vitesh jeton në Portin e Durrësit.

Për qenin kujdesej një punonjës i doganës.

E gjitha administrata e njeh Rozën, sepse ajo e shoqëronte “pronarin” e saj në çdo vend dhe në çdo moment të ditës.

Por punonjësi i doganës prej disa ditësh është transferuar në Tiranë dhe Roza refuzon ushqimin.

Qeni qëndron i shtrirë në ambientet e portit dhe pret rikthimin e ‘pronarit’, për të filluar normalitetin.