Transmetuar më 05-04-2019, 20:50

Historitë njerëzore në Shqipëri janë sa të shumta aq edhe prekëse.

E tillë është ajo e një babai që është detyruar të lërë punë për të çuar vajzën në shkollë.

Tetem Banushaj ka bërë 8 orë rrugë  për të çuar vajzën në shkollë, duke braktisur edhe punën për dy vite, rast i transmtuar në emisionin “Boom”.

Tetem Banushaj: Kam lënë punën dhe vija dhe e çoja çupën në Kras të Tepelenës. E prisja atje.

Unë jetoja në Çorush, por distanca nga fshati ku banoja deri në Kras ishte 4 orë në këmbë. 8 orë rrugë në këmbë çdo ditë.

Për dy vjet lashë edhe punën, sepse u lidha pas çupës. Vajza mësonte dhe unë nuk mund të kurseja asgjë. Vajza tani ka mbaruar mjekësinë.