Transmetuar më 05-04-2019, 13:30

Një ngjarje e rëndë e ndodhur 4 vite më parë në Korfuz do të ndryshonte jetën e të gjithëve në familjen Çelaj. Ashtu sikurse në një film ku gjithçka është ndertuar në bazë të një skenari u gjenden të gjithë në të njëjtin semafor:

Burri i Edlirës, Mikeli, motra e saj Erjona dhe burri i Erjonës. Pas disa minutash që kanë vazhduar rrugën janë përfshirë në një aksident automobilistik si pasojë e të cilit Mikeli humbi jetën në spital, ndërsa kunata u plagos.

Kjo ngjarje e rëndë aksidentale u zbardh nga drejtësia greke dhe ishte mëse e qartë që motra e Edlirës në timon nuk kishte asnjë faj. Familja ndoqi gjyqin dhe përfitoi dëmshpërblim, ajo bëri gjithçka që edhe prindërit dhe pjestarët e tjerë të familjes së të ndjerit të merrnin shumën që ju takonte. Gjithsesi ata nuk kanë një raport të mirë me të, madje se fundmi kanë shtuar presionet dhe kërcënimet ndaj saj.

Edlira pas humbjes së bashkëshortit humbi dhe të birin, i ndihmoi për paratë që ju duheshin për shkak se kanë në burg njërin prej djemve, por sërish familjarët e burrit të ndjerë nuk bëjnë paqe me të.

Sipas saj ata e kanë kërcënuar duke i thënë se nuk do ta lejojnë të shkelë në banesë dhe nuk i kthejnë mbrapsht shumën e lekëve që i morën. Pasi nuk ka gjetur dot asnjë rrugë tjetër marrëveshjeje ajo ka vendosur ta bëjë këtë çështje publike dhe të flasë sot në emisionin “Me zemër të hapur”.

“U fut ajo urrejtja në mes se ishte motra ime në timon kur ndodhi aksidenti me burrin. Aksidenti nuk u bë se donim. Ata e kishin mendjen tek lekët e dëmshpërblimit dhe kur i morën më mbyllën derën. Më morën edhe 9 mijë euro borxh dhe pasi morën dëmshpërblimin, më thanë nuk t’i kthejmë lekët se më vrave djalin. Kam punuar në Greqi dhe i kam ndihmuar”,- u shpreh Edlira.

Ajo tha ndër të tjera se pavarësisht se motra e saj nuk është shpallur fajtore nga autoritetet greke, familja e të shoqit do dënimin.

Në një lidhje telefonike live ishte edhe kunata e Edlirës, Eglantina, e cila e kërcënoi dhe ofendoi rëndë këtë të fundit.

“Dua të drejtën e vëllait tim. Paratë i ka marrë ajo, të mos më dalë drejtpërdrejt. Do vi unë ta kërkoj të drejtën e vëllait. Le të vijë dhe motra e saj bashkë me avokaten greke, xhaxhanë e saj që i kanë bërë dokumentet .Motrën e saj e dua përballë, do të vi aty b*shtër e m*tit”, tha Eglantina.