Transmetuar më 05-04-2019, 09:21

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jep një këshillë për gjithë ata që e kanë pasaportën në prag të skadimit.

Thuhet se një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme, gjashtë muaj përtej kohëss së qëndrimit.

“Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit?

Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.

Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re”, thuhet në sqarimin e ambasadës. /a.y/noa.al